Komisioni i Parlamentit i verifikoi anëtarët e rinj të Antikorrupsionit, kryetare do të jetë Biljana Jovanovska

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë, pa diskutim paraprak dhe vërejtje, i ka verifikuar shtatë emrat për kryetar dhe anëtarë të përbërjes së re të Komisionit për Parandalim të Korrupsioni (Komisioni për Antikorrupsion) të propozuara nga Komisioni për Përzgjedhje.

Si kryetare e Antikorrupsionit u verifikuar Biljana Ivanovska, e cila edhe pse nuk kishte 100 pikë nga Komisioni Përzgjedhës, ishte vetmja nga më lartë të ranguarit që kishte kandiduar edhe për postin e kryetares së Antikorrupsionit.

Si anëtarë të Antikorrupsionit u vërtetuan këshilltari shtetëror i Antikorrupsionit, Vladimir Georgiev, udhëheqësja e sektorit për parandalim të korrupsionit në Antikorrupsion, Katica Nikollovska, revizori Nuri Bajrami, gazetari Goran Tërpenovski dhe i punësuari në Komunën e Vrapçishtës, Shemsi Sallai.

Verifikimi i emrave në Komision erdhi pasi që Komisioni për Përzgjedhje si më të vlerësuarit në këtë rangimin e tyre (100 pikë) i paraqiti: Vladimir Georgiev, ekonomist i diplomuar nga Shkupi i cili ishte këshilltar shtetëror në komision dhe Sofka Pejovska Dojçinovska, sekretare gjenerale, me

Pas tyre u ranguan: Katica Nikollovska ekonomiste e diplomuar nga Velesi, Nuri Bajrami nga komuna e Gostivarit, Biljana Nikollovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, e cila mund të jetë kryetarja e ardhshme, Goran Trpenoski, gazetar në redaksinë e “Sakam da kazham” dhe Shemshi Sallai, jurist i diplomuar. Lartë në listë  radhitën edhe Vlladimir Klekovski dhe avokati Rahamin Mizrahi.

Pas votimit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion duhet të miratohet edhe në seancë plenare cila tashmë është caktuar.

Propozim-lista është me emrat dhe pikët për 56 kandidatë erdhi pas intervistimit të tyre, prej gjithsej 58 të paraqiturve në shpallje. Çdo kandidat ka mundur që të fitojë 100 pikë. Përvoja dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit kanë pasur vlerë prej maksimum 40 pikëve, ndërkaq 60 pikë kandidatët kanë mundur t’i fitojnë në bazë të asaj se si janë paraqitur në intervistat.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë, 21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.