Prodhuesi vendor, Shaqir Palushi nga kompania Frutex, arriti që pijen energjike ‘Golden Eagle’ ta eksportojë edhe në shtetet arabe, ku së fundmi mori pjesë në panairin “GULFOOD” në, Dubai.
E themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas luftës në Kosovë në vitin 1999, firma „ Frutex“ me pronarë FA: Palushi, që nga viti 2006 nxori në treg pijen energjike“ GOLDEN EAGLE“
„GOLDEN AEGLE“ falë cilësisë së shpejti u bë pija më e preferuar energjike në Kosovë e tani mė eksportohet edhe në shumë shtete të botës, deri në Afrikën e largët.
Pjesëmarrja e „ Golden Eagle“ në Panairin „ Gulfood“ në Dubei, krijoi mundësi të reja për një prezantim ndërkombëtarë të përmasave të gjëra e cila me siguri do rezulton me arritjen e shumë kontratave dhe zgjerimin e tregut për „ Golden Eagle“.
Teknologjia moderne e instaluar ne vitin 2008, me nje kapacitet prodhimi prej 15.000 kanaqe në orë dhe stafi profesional i cili garanton cilësinë e kësaj pije energjike janë vetëm dy nga shumë favoret që zotëron“ Golden Eagle“.

