Kompanitë t’i respektojnë vendimet për ngrirjen e çmimeve, dënime deri në tetë mijë euro

Tregtarët t’i respektojnë masat që kanë të bëjnë me koronavirusin në pjesën e ngrirjes së çmimeve, apeluan kompetentët.

Ekipet e inspektimit janë në terren, ndërsa dënimet janë deri në tetë mijë euro për personin juridik dhe 2.400 euro për personin përgjegjës. Përveç ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë, ngrihen edhe çmimet e pemëve jugore.

“Do të doja t’u bëj thirrje të gjitha kompanive veçanërisht tregtarëve të mëdhenj dhe të vegjël, por njëkohësisht edhe prodhuesit e prodhimeve ushqimore që t’i respektojnë vendimet nga Qeveria për çmimet, sepse vendimet janë konkrete, koncize dhe të sakta. Inspektorati shtetëror i tregut punon – i bën kontrollet adekuate, por apelon që qytetarët të paraqesin parregullsi në numrin e telefonit falas 191”, ka thënë Bekteshi dhe shtoi se ISHP menjëherë pas paraqitjes do të intervenojë në pajtim me kapacitetet që i ka.

Ai përkujtoi se Ministria e Ekonomisë fillimisht ka ndërmarrë masa të cilat kanë të bëjnë me ngrirjen e çmimeve të disa prodhimeve, veçanërisht të prodhimeve bazë ushqimore de në mënyrë adekuate të kompetencave të veta ndaloi edhe eksportin e miellit dhe grurit për shtetet tjera. U bëri thirrje kompanive të mos e shfrytëzojnë mundësinë për të bërë përfitim, sepse, siç tha, tani nuk është koha për këtë, transmeton MIA.

Shërbimet inspektuese në periudhën prej datës 19 deri më 22 mars të këtij viti kanë realizuar gjithsej 11.358 mbikëqyrje në terren në drejtim të zbatimit të masave qeveritare për menaxhim me përhapjen e virusit korona, informoi sot kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashovska.

Inspektorati Shtetëror i Tregut nga ora 19:00 deri në orën 22:00 ka bërë edhe 869 mbikëqyrje për kontroll të çmimeve të ngrira, me çka te disa tregtarë me pakicë është konstatuar ndryshim i çmimeve të disa produkteve, por subjektet menjëherë janë të obliguara që të veprojnë sipas vendimit dhe t’i kthejnë çmimet e njëjta nga 11 marsi i këtij viti.

“Inspektorët tanë edhe atje veprojnë. Atje ku nuk ka të kryejnë ulje, gjegjësisht korrigjim të çmimit me 11 marsin nga ana e inspektorëve, gjobat janë të mëdha. Në pajtim me Ligjin për tregti janë 8 mijë euro për person fizik dhe 2.400 euro për person përgjegjës. Për këtë bëj apel t’i respektojnë vendimet dhe t’i kthejnë çmimet në nivel të 11 marsit të këtij viti”, deklaroi drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut Stojko Paunovski.

Një pjesë e kompanive që kanë importuar fruta jugore në shtetin tonë kanë pasur marrëdhënie spekulative ndaj tregut dhe ato produkte nuk i kanë shfaqur me qëllim që çmimi të rritet,

Theksoi se kontrollet që i kryejnë, veçanërisht te tregtarët e mëdhenj me fruta jugore, pak duhet të zgjasë që fillimisht të shihen rezervat që i kanë pasur, ndërsa çfarë kanë furnizuar pas 11 marsit, me qëllim që të konfirmohet marzha më e madhe që mund ta shfrytëzojnë.

“Besoj se limonët do të jenë më të shtrenjta, po nuk do të jenë këto çmime si sot, që ka edhe deri nl 50 për qind dallim. Nëse kanë pasur dallim në çmim nga 1 janari e deri më 11 mars – 20 deri 25 për qind, nivelin e marzhës do të duhet ta kthejnë në atë nivel”, deklaroi Paunovski.

Qeveria në seancën e djeshme solli vendim që të ngrihen edhe çmimet për material shpenzues mjekësor dhe pajisje mjekësore dhe aparate të çmimit i cili është konfirmuar më 11 mars të vitit 2020 kur OBSH-ja shpalli pandemi të koronavirusit. Çmimet do të zbatohen deri më 30 prill të vitit 2020.

Qëllimi i kësaj mase është që të kthehen çmimet e maskave, dorezave dhe materialit dhe pajisjeve tjera mjekësore, të cilat, siç tha, në ditët e fundit u rritën për disa herë për shkak të konsumit të rritur nga qytetarët si mjet për mbrojtje bazë nga Kovid-19.

Paralajmëroi se do të sillen masa shtesë në pjesën e uljes së doganave në kërkesë të kompanive nga industria e mishit dhe asaj ushqimore me qëllim të uljes së çmimeve dhe mundësim të punës pa penguar të kësaj industrie dhe importit të repromaterialeve të cilat u janë të nevojshme.