Komuna e Bogovinës merr masa për përballje me koronavirusin

Për shkak të situates së krijuar në vend dhe masave të mara nga qeveria për mospërhapjen e koronavirusit, Komuna e Bogovinës ka mbledhur shtabin për menaxhim me kriza, ku është marrë vendim që të harmonizohen veprimet veprimeve për periudhën në vijim në lidhje me masat që duhet të merren nga ana e pushtetit lokal, përcjell in7.

“Shtabi për menaxhimin e krizave në bashkëpunim me bashkësitë lokale në Komunën e Bogovinës mbajti mbledhje për situatën e krijuar si dhe harmonizimin e veprimeve për periudhën në vijim në lidhje me masat që duhet të merren nga ana e pushtetit lokal”, njoftonë nga Komuna e Bogovinës.