Komuna e Tetovës me masa të reja

Shtëpia e Shëndetit të Tetovës do të hap dhjetë pika në komunat rurale me qëllim që qytetarët e këtyre komunave, të mos kenë nevojë të vijnë deri në Qendrën spitalore të Tetovës.

Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, do të merr masa më të rrepta sa i përket respektimin të rregullave të vendosura nga Qeveria, ndërsa Kryqi i kuq, do të jetë pika kryesore sa i përket ndihmës së qytetarëve të izoluar, bashkë me kuzhinën popullore, e cila do vazhdojë me ndarjen e paketave ushqimore për të izoluarit dhe familjet në nevojë. Këto janë vendimet që sot i ndërmori Shtabi i emergjencës i Komunës së Tetovës, bëri të ditur kryetarja e komunës së2 Tetovës Teuta Arifi.

Ajo më tej tha se do vazhdohet edhe me larjen dhe dezinfektimin e rregullt të rrugëve parësore dhe dytësore, ndërsa do të ndalohet mbajtja e tregut të hapur ditën e enjte.