Më 29 Tetor 2019, pritet të mbahet demonstrata për dënimin e krimeve serbe të luftës me dhunë seksuale, me moton, ne nuk harrojmë kurrë dhimbjen dhe vuajtjen e shkaktuar. Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar.
Dhuna si mjet i luftës është krim i luftës, Serbia është përgjegjëse të përndjek këta kriminel të urryer, shkruan në ftesën e Komunitetit shqiptaro-amerikan, që pritet të mbahet para Konsullatës së përgjithshme të Serbisë, në Nju Jork.
Kjo demonstratë, parashihet të tubojë edhe komunitetin boshnjak-amerikan dhe kroat-amerikan, për dënimin e krimeve të luftës të shkaktuara nga Serbia.
Më shumë informata, lidhur me demonstratën, do të ofroj organizatori i kësaj demonstrate, Albanian-American Women’s Organization (AAWO), me telefon: (212) 244 8440.
Pritet pjesëmarrje masive e shqiptarëve në ShBA për të kërkuar dënimin e përgjegjësve të krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë,ndër të shumtë dhe biznismeni e humanisti i shquar,atdhetari i njohur Mhill Gjuraj.