Koncesioni i Gurores së Çegranit nuk do të realizohet

Në debatin rreth Gurores në Çegran, të organizuar në Klan Maqedonia, në mes të Kreshnik Bekteshit dhe kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari, u cekën argumentet të cilat sollën te ky vendim.

Ministri Bekteshi, ka treguar bazën ligjore, rreth kësaj guroreje, duke vlerësuar se Ministria e Ekonomisë, është institucioni më transparent në nive vendi.
Çështja e gurores, ka zgjuar interesim rreth interpretimit për të drejtat dhe obligimet e palëve.
Gurorja është pjesë e dy komunave, Çegranit dhe Bërvenicës, dhe për territorin e dy komunave merret leje. Guri që eksploatohet duhet ti paguaj koncesionin në komunën e Gostivarit.
Tarvari thotë se vendimi i komunës nuk ka relevancë, do të bëhet debat në komunë, duhet të ketë raporte korrekte me banorët.
Nuk e nënshkruaj vendimin, ka theksuar z. Taravari, ndërsa z. Bekteshi ka theksuar se duhet të veproj në pajtim me ligjin dhe nuk duhet ta shkel ligjin.
Leja e parë në vitin 2014, pastaj 2015, pse ripërsëriten kërkesën, për të vijuar me procedurat.
Z. Bekteshi ka theksuar se leja për hulumtim, për të vazhduar me lejen tjetër ku së paku 7 institucione japim mendimin e vet profesional.

Afërsia e vendbanimit ka rëndësi për guroret, Ministria e Ekonomisë i mbledh mendimet nga 7 institucione, që të jemi sa më mirë të informuar, theksoi z. Bekteshi. Ai theksoi se si ministri, në raport me komunat kanë krijuar përvojë të re, të mos keqpërdoret autoriteti lokal, por edhe se Ministria e Ekonomisë, nuk i propozon qeverisë kur ka një mendim negativ nga cilado instancë.

Bashkësia lokale e përcakton interesin për beneficionet dhe ata e dinë më së miri interesin lokal, për ta rrit komtrollin dhe komunikimin për interesin e poërbashkët.

Për rastin e gurores së Çegranit është e qartë, se koncesionari nuk do të vazhdoj me koncesionin. Z. Bekteshi vijoi me falënderim për qytetarët dhe institucionet, për mirëkuptimin ndaj vendimeve të saj.

Ndërsa z. Taravari, theksoi se nuk ka përvojë të mirë me nivelin qendror, sepse kishte shumë inspekcione, auditime e tensione, por thksoi ai, janë shenuar rezultate të mira dhe së shpejti do të ketë vlerësime për këtë.