Konflikt i ri mes gazetares shqiptare dhe aktori Julian Deda

Një shkrim i gazetares Mira Kazhani për protestën e Astirit ka shkaktuar debat mes saj dhe aktorit Julian Deda.

“Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj duke e quajtur tallje ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë. Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe me kredi që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta për të kursyer që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi” ka shkruar gazetarja.

Por aktorit Jul Deda nuk i ka pëlqyet ky qëndrim dhe ka reaguar për këtë shkrim me një status në profilin e tij ku shkruante.

“Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim gjejini një burrë të qetësohet se gjynah” ka shkruar Juli.

Ditën e sotme Mira i ka kthyer përgjigje Julit duke e publikuar statusin e tij në Instastory.

“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh as gruaja jote nuk ka” ka reaguar ajo.

Por aktori nuk e ka lënë me kaq replikën në rrjetet sociale.

“Kaq e deshtuar je sa çdo kritike qe shkruhet ne facebook edhe kur nuk te permendet emri e kupton se behet fjale per ty” ka përfunduar replikën Deda.

Por Mira nuk e linte me kaq pasi së fundmi tha se është një lajm i mirë që ai ka reaguar dhe e ka kuptuar se gruaja e tij nuk ka burrë.

Nuk dihet nëse ata kanë një kon*flikt të brendshëm mes tyre apo ka qenë vetëm rasti i protestës së Astirit.