Kongres i parë për rrugët shtetërore, Zaev: Kemi ndërtuar 800 km rrugë

Sot u mbajtë kongresi i parë për rrugët shtetërore ku morën pjesë kryeministri, Zoran Zaev, ministri Sugarevski, drejtori i rrugëve Kitnov, drejtori i NP Rrugët e Maqedonoisë, Bekim Memeti si dhe ambasadorë të vende të huaja në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë kongres të parë u diskutan gjendja aktuale e rrugëve, rikonstruimi i tyre për vitin 2020 dhe mbështetja e shtetit dhe fondeve ndërkombëtare për përmirsimimin e infrastrukturës në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zaev u shpreh se vazhdon një cikël i madh investimesh në rrejtet rrugore, rreth 800 kilometra rrugë janë ndërtuar rikonstrukturuar dhe reabilituar.


“Një cikël i madh investimesh po zhvillohet për të zhvilluar një rrjet rrugor në Maqedoninë Veriore. Rrugët me rreth 800 kilometra janë duke u ndërtuar, rikonstruktuar dhe rehabilituar. Urat gjithashtu janë duke u ndërtuar dhe riparuar.Lidhja përmes infrastrukturës rrugore të mirë, moderne dhe funksionale është me rëndësi të madhe për qytetarët, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shtetit” u shpreh Zaev.