Koronavirusi, ja kur do ti kthehemi normalitetit në Maqedoni

Sipas njoftimeve të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, në fund të muajit Prill, jeta në Maqedoni duhet të kthehet ngadalë në normalitet.

“Dua të dërgoj një mesazh që nuk do të jetë e mundur që i gjithë procesi i punës dhe jeta të kthehen me të njëjtin intensitet, duke pasur parasysh përvojat e vendeve të tjera. Gjithmonë ekziston rreziku për një kulm tjetër të pacientëve të sapoh diagnostikuar. Javën e ardhshme do të fillojmë komunikim intensiv me përfaqësuesit e Odave Ekonomike, dhe nga ana jonë Komisioni për Sëmundje Infektive do të japë një drejtim të qartë për operatorët ekonomikë, pajisjet e prodhimit, si duhet të organizojnë procesin e tyre të punës në mënyrë që në momentin kur do të vendoset që ka ardhur koha për të hequr masat rigoroze, që gradualisht të kthehet procesi në normalitet”, tha Filipçe.