Koronavirusi, kallëzim penal për ish drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër ish drejtoreshës së Klinikës për sëmundje të lëkurës, Nina Biljanovska e cila në kundërshtim me rekomandimet e qeverisë pas kthimit nga Italia nuk është izoluar.

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, sot njoftoi se ish drejtoresha është kthyer nga Italia më 29 shkurt.

Koronavirusi i është konfirmuar më tetë mars, ndërsa në ndërkohë ajo ka shkuar në simpozium ku ka pasur më shumë se 100 punëtorë shëndetësor.

Për shkak kontaktit me drejtoreshën mbi 200 veta janë në izolim.