Koronavirusi/ Shakaxhiu i Strumicës dhe majmuni Koko që u shërua 200 mijë euro

Nijazi Muhamedi

Po ama, mos e fleni mendjen që të mos na kujtojnë këta hajdutët se jemi mendjefjetur dhe të mos kujtojë edhe ky Nastradini nga “Ajvar-zemëruari”nga Strumica, se do na lërë mendjehutuar nga shakatë e tij që i thotë në këto ditë, kur na ka zënë bezdia e këtij Largqoftë koronavirusi që do ta përzëmë të ikë se nuk ka çare.

Meqë ra fjala, ky shakaxhiu nga Strumica që heq prapa perdes telat e qeverisë, sot bëri dy shaka në kohë karantine:tha se nga ora 20-20,30 do jetë kohë e lirë për shëtitje të lirë rrotull vilave, të kafshëve shtëpiake të “hajdutëve fisnikë”, që t’ua heqin bezdinë nga qëndrimi në vetëkarantinë.

Çuditërisht, në këtë shaka, ky shakaxhi kish harruar të përmendë Majmunin Koko, këtë banorin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit, të mbuluar me “dashni qeveritare” nga të gjitha qeveritë e mëparme dhe nga Ambasadori i UE në Shkup asokohe, Ervan Fuere dhe kur ky majmun u bë i njohur edhe në selinë e Unionit Europian, kur me paratë e qeverisë(dhe flitej edhe të UE), pra, kur me 200 mijë euro u dërgua në Holandë për “shërim nga bezdia e stresi që e kishte zënë këtë majmun nga” moskujdesi i qeverisë ndaj bezdisë së tij, dhe këto para ishin asohere sa trefishi mbi para-thërrimet që ndaheshin për kulturën shqiptare.

Dhe, paskëtaj, u bë ngjarje e gëzuar mediatike edhe kthimi i tij nga Holanda.
Së këtejmi, nuk besoj se ky shakaxhi do ta lërë keq as Majmunin Koko në këtë kohë vetëkarantimi dhe t’i bëjë qytetarët të gëzohen, e duke duartrokitur nga gëzimi për Majmunin Koko, qytetarët, unë e ju e të gjithë të tjerët, të harrohen se “me aktet me fuqi ligjore” që i ka sjellë dhe që do i qesë sëra të qesë në radhë, ky shakaxhi shkretoi rrogat e arsimtarëve dhe ne të tjerëve, po dhe shumë qytetarë që i ka zënë zavalli i papasjes, i varfërisë në kohë vetëkarantimi.

iskriminim i pështirshëm me shaka të padurueshme.
Pra, këtë punë të Majmunit Koko, si i njohur me dashni të të gjitha qeverive dhe të Unionit Europian, na merr mendja se mund ta ketë ndarë ta fusë në “aktvendim me fuqi qeveritare” në “shakatë e radhës në kohë karantine” dhe na e merr mendja se me këtë do gëzohet edhe Ambasadori i tashëm i UE, z. S. Zhbogar, njiashtu si u gëzua asohere edhe Ambasadori i UE në Shkup, z. Ervan Fuere, nga kthimi shëndoshë e mirë e pa strese i këtij majmuni nga Holanda..