KOSOVA ËSHTË MË E MADHE SE INTERESAT E NGUSHTA TË POLITIKANËVE

Po jepen ide të ndryshme për tejkalimin e kësaj situate absurde në të cilën ndodhet Kosova, ndërkohë që po mungon përgjigja ndaj një ankthi që po vjen nga Serbia. Beogradi, në emër të gjendjes së jashtëzakonshme, po e përforcon praninë e vet në Veriun e Kosovës dhe kordonin ushtarak e policor përreth Kosovës. Këtë shtrëngim po e përjetojnë rëndë sidomos banorët shqiptarë në Serbinë Jugore, në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë, të cilët janë tepër të shqetësuar me këtë militarizim të hapësirës ku ata jetojnë
Nga Mehmet PRISHTINA
Bashkëshortja e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, iu bashkua protestës që u mbajt të enjten në mbrëmje kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë.
Pjesëmarrja e saj në këtë protestë, mund të mos ketë efekt të drejtpërdrejt politik, por është një sinjal që i dërgohet opinionit publik dhe klasës politike, se zhvillimet e fundit politike në Kosovë po ndiqen me vëmendje në familjen Kosnett, ku zoti i saj i shpisë është përfaqësues diplomatik i shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik në botë – SHBA.
Me këtë gjest, zonja Kosnett ka lënë të kuptohet se nuk e pranon ndërhyrjen e disa faktorëve politik në punën e mirë që po bën qeveria me menaxhimin e situatës emergjente në vend, si pasojë e përhapjes pandemike të virusit Covid-19.
“Mezi po pres deri në orën 20:00 që t’iu bie tenxhereve dhe fërtereve këtu në Prishtinë” kishte shkruar Alison Kosnett, para se të merrte pjesë në këtë protestë.

Vetëm dy ditë më parë, ambasadori Kosnett, përgëzoi kryeministrin Albin Kurti për performancën e deritanishme të qeverisë, aprovimin e Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për masat e ndërmarra dhe angazhimin e qeverisë në lidhje me Corona Virus COVID-19. Nga ana e tij, kryeministri Kurti e ka falënderua ambasadorin Kosnett për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës dhe theksoi se për vendin, në këto momente, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’i kushtohet tërësisht vëmendje aspektit shëndetësor të njerëzve dhe vitalitetit të ekonomisë.
Ndërkohë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me zhvillimet në Kosovë. Ajo përmes një prononcimi në Twitter ka thënë se “nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar Viola von Cramon, e cila ka paralajmëruar fatkeqësi për tërë rajonin, nëse në Kosovë iniciohet mocioni për mosbesimin e qeverisë. Von Cramon ka qenë edhe udhëheqëse e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Zhvillimet e fundit politike në Kosovë, që eskaluan me inicimin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, nga ana e LDK-së, megjithatë nuk e kanë miratimin e qytetarëve anë e kënd Kosovës, të cilët konsiderojnë se tani për tani prioritet mbi prioritetet është përballja me armikun padukshëm, Covid-19, i cili është bërë kërcënim serioz për jetën e njerëzve. Si reflektim i kësaj pakënaqësie, përveç Prishtinës, edhe qytetet tjera iu bashkuan thirrjes për protesta pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Protestat u mbajtën prej shtëpive dhe banesave si pasojë e vetizolomit të qytetarëve pas përhapjes së virusit Covid-19.
‘’Sot, qytetarët e Kosovës në kohë pandemie po përballemi me interesa personale dhe partiake të politikanëve të Kosovës. Në një kohë kur të gjithë do të duhej të ishin të bashkuar dhe të unifikuar që të punojnë në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga pandemia COVID-19, politikanët e Kosovës po keqpërdorin pushtetin e tyre politik për të krijuar drama dhe pasiguri në një kohë kur vendi duhet të jetë i mobilizuar karshi pandemisë së virusit’’, kanë shkruar iniciatorët e kësaj proteste qytetare.

Por, skena politike e Kosovës, jo gjithmonë e ndjek ritmin e asaj që troket si brengosje në zemrën e çdo qytetari. Tani për tani, kjo brengosje lidhet me tejkalimin e situatës emergjente, si pasojë e përhapjes së virusit Covid -19, i cili është bërë makth për gjithë globin. Por, institucionet përkatëse shtetërore, në kuadër të Komitetit për menaxhim me krizat, me sukses po e përballojnë këtë pandemi, e cila pritet të ketë përhapje në ditët në vijim, por ende nuk janë krijuar rrethanat që kjo situatë të menaxhohet me masa ekstreme, siç propozoi Presidenti Thaçi, për arsye se Qeveria në bashkëpunim me institucionet e shëndetësisë, të policisë e infrastrukturës, po ia dalin që situatën ta kenë nën kontroll. Për këtë menaxhim institucional të krizës shëndetësore, Qeveria Kurti madje mori lavdërata edhe nga diplomatët e huaj.

Përtej kësaj, në prapavijën e konflikteve politike në Kosovë, ngjarjet e fundit mund të merren vetëm si pretekst, pasi që kishte çështje të tjera që këtë konflikt e bënin edhe më të ashpër. Në ashpërsimin e këtyre konflikteve gjithsesi kishin kontribuuar disa tema të pambyllura nga legjislatura e kaluar, siç ishte taksa 100%, s