Kosova mban të mbyllur vendkalimin Stançiç – Bellanoc

Autoritetet e Kosovës përveç Jazhincës po mbajnë të mbyllur edhe pikën kufitare Stançiç – Bellanoc që lidh Maqedoninë me Kosovën, përcjell INA.

Lajmi për këtë është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Ai ka thënë se ka informatën zyrtare nga përgjegjësit e pikës kufitare Bellanoc – Stançiç.

“Të nderuar banorë, përgjegjësit e pikës kufitare Bellanoc – Stançiç , na njoftojn që edhe pse nga ana e jonë, pika kufitare është e hapur dhe funksionon normalisht, për shkak të mos funksionimit nga ana e Kosovës, për momentin ende nuk mund të kalojn qytetarët.

Urojmë që edhe në anën tjetër sa më shpejt që është e mundur të jet në funksion, pasi që nevoja është e madhe për të gjithë”, ka theksuar kreu i Likovës.

Maqedonia e Veriut nga dita e hënë hapi të gjitha kufijtë e vendit, pa asnjë kusht për udhëtarët, pa teste PRC për koronavirus si dhe pa karantinën 14 ditëshe.