Kosova mbushet me produkte serbe pas heqjes së taksës

Me 31 mars, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të heq tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.Derisa për Serbinë ka hequr tarifën e ka vendosur reciprocitetin, për Bosnje e Hercegovinën heqjen e taksës e ka bërë pa kushte.

Mirëpo se si po ecën reciprociteti në këtë kohë, kanë folur për IndeksOnline nga Dogana e Kosovës.

Adriatik Stavileci ka bërë të ditur se deri më tani nga Serbia janë importuar 1.6 milionë euro, ndërsa nga Bosnje e Hercegovina, 100 mijë euro.

Ai tutje ka sqaruar se të gjithë dërgesat janë bërë, duke iu referuar Kosovës në emërtimin ndërkombëtar sa i përket aspektit tregtar.

“Deri tani kemi 1.6 milion import nga Serbia si dhe rreth 100.000 mije euro nga Bosnja dhe Hercegovina (263 dërgesa nga Serbia dhe 15 nga BH), derisa produkte ushqimore, industria kimike dhe industria e ndërtimit janë produktet me te importuara. Te gjitha dërgesat deri tani ju kane referuar Kosovës ne bazë te vendimit te qeverise si dhe emërimit ndërkombëtar te Kosovës ne asketin tregtar”, tha Stavileci për IndeksOnline.

Ndryshe Kosova pati vënë tarifën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake më 21 nëntor të vitit 2018, atë botë nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Kundër kësaj takse patë reaguar e gjithë bashkësia ndërkombëtare, ndërsa më të zëshmet kanë qenë ShBA-të.