Kosovari e ther me thikë në fyt gruan e tij në Zvicër

Të hënën në Morges, rajonin e Vaud në Zvicër është raportuar një therje me thikë. Rreth orës 04:40 të mëngjesit, fqinjët kanë dëgjuar zhurmë të madhe dhe kanë lajmëruar policinë.

Policia e Zvicrës ka njoftuar se ka patur konflikt familjar me ç’rast burri e ka therur me thikë gruan e tij.Bëhet e ditur se i përfshirë në këtë rast është një mashkull 32 vjeçar kosovar i cili e ka goditur me thikë në fyt gruan e tij.

Gruaja 28 vjeçare është dërguar në emergjencë me lëndime të rënda. Në hetimet fillestare mësohet se dy personat ishin të martuar, por që jetonin ndaras që disa muaj.