Kredi edhe në kohë krize: Pandemia nuk i tremb bankat

Të gjitha treguesit udhëzojnë se bankat vendore jo vetëm do të mbajnë stabilitetin e tyre përgjatë krizës me koronavirusin, por edhe pas kësaj periudhe. Kjo paraqet një garanci për stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit. Njëherësh, sistemi bankier posedon edhe nivel të lartë të kapitalit dhe shënon nivel të ulët prej 4.8 për qind të kredive jofunksionale.

Përkundër krizës ekonomike dhe financiare që ka pandemia globale e virusit korona, nuk është ulur marrja borxh dhe kursimi i qytetarëve dhe bizneseve në banka. E shprehur në shifra kjo nënkupton rritje të kredive konsumatore prej 93.397 milionë denarë në 93.935 milionë denarë. apo të kredive banesore prej 53.183 milionë denarë në 53.631 milionë denarë për periudhën prej muajit prill në muajin maj. Edhe të dhënat tjera të Bankës Popullore dëshmojnë se në muajin maj shënohet rritje e kredive konsumatore për 0.6 për qind dhe e kredive banesore për 0.8 për qind. Njëherësh shënohet rritje edhe në nivel vjetore e këtyre kredive me 10.4 dhe 13.4 për qind.

Rënie shënojnë vetëm kreditë e automjeteve në muajin maj për 2.1 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si dhe shënon rënie edhe totali I kredive për automjeteve në nivel vjetor për 8.5 për qind. Gjithashtu shënohet edhe rritje e kursimeve në nivel vjetor prej 7.8 për qind dhe e kreditimit të bizneseve prej 1 për qind në muajin maj dhe prej 3.3 për qind në nivel vjetor. Nga Banka Popullore thonë se sistemi bankier vendor është stabil dhe i shëndoshë dhe ka kapacitet të ballafaqohet me tronditjet e shkaktuara nga pandemia, dhe të vazhdojë edhe më tej të përkrahë ekonominë vendore.

Të gjitha treguesit udhëzojnë se bankat vendore jo vetëm do të mbajnë stabilitetin e tyre përgjatë krizës me koronavirusin, por edhe pas kësaj periudhe. Kjo paraqet një garanci për stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit. Njëherësh sistemi bankier posedon edhe nivel të lartë të kapitalit dhe shënon nivel të ulët prej 4.8 për qind të kredive jofunksionale apo që kanë vështirësi të kthehen që paraqet një nga nivelet më të ulëta në rajon. Kjo udhëzon se bankat vendore kanë kapacitet solid për të ofruar përkrahjen e mëtejshme kreditore për qytetarët dhe biznesin thonë nga BPM. Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar thonë se Banka Qendrore ka pasur një rol kryesor në reagimin ndaj krizës me virusin korona, e cila duke shfrytëzuar instrumentet e saja ka përkrahur ekonominë dhe ka ruajtur stabilitetin financiar.

“Ulja e shkallës së kamatës së shënimeve të arkës dhe ulja e shumës së tyre ka mundësuar të zbuten harxhimet për financim dhe të rritet likuiditeti në ekonomi. Gjithashtu masat e politikës monetare me masat e sektorit financiar kanë nxitur bankat të ristrukturojnë kreditë dhe të ulin ngarkesën e shfrytëzuesve të kredive të goditur nga pandemia”, thotë shefi i FMN për Maqedoninë e Veriut, Berglojt Bjornosn Barbu. Në ndërkohë vlerësohet se politika adekuate monetare, stabiliteti i çmimeve dhe i denarit do të jenë shtyllat më të fuqishme të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. “Gatishmëria e Bankës Popullore që në mënyrë adekuate të shfrytëzojë hapësirën për veprim dhe përgjatë krizës korona të ndërmarrë masa me kohë dhe efikase monetare ka një rëndësi të madhe për zbutjen e efekteve negative ndaj ekonomisë reale”, u theksua ndër të tjerash javën e kaluar në bisedën në telekonferencën midis guvernatores së Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut Anita Angellovska – Bezhovska dhe ambasadores së Britanisë , Rejçell Gallovej.