Kreshnik Bekteshi i pranishëm në manifestimin “Flaka e Janarit” për të nderuar heronjtë shqiptar

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi mbrëmë ishte i pranishëm në manifestimin ‘Flaka e Janarit” në qytetin e Kërcovës, manifestim ky i cili organizohet për të 25-tin vit me rradhë në këtë qytet. Para të pranishmëve në një fjalim rasti foli Kryetari i Komunë së Kërcovë Fatmir Dehari i cili vlerësoi lartë sakrificën e Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zeka. Në mesin e të pranishmëve kishte shumë përfaqësues nga Bashkimi Demkratik për Integrim të cilët ishin prezent përvec Kërcovës dhe në qytetin e Gostivarit për të nderuar heronjtë e rënë.