Kreshnik Bekteshi: Intensitet për finalizimin e rrugës tranzit Tetovë-Jazhincë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vizituar zhvillimin e punimeve në rrugën “Ilindenska”, rrugës tranzit që lidh Tetovën me Jazhincën, ku po punohet me intensitet të madh për finalizimin e saj së më të shpejtë.

Z. Bekteshi, ka cekur se “më herët kemi rehabilituar rrugën nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, si një parakusht kryesor për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e kushteve të punës të kësaj ski qendre të rëndësishme”.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi:

“Sot jemi në zonën e Tetovës ku bëmë inspektimin e rindërtimit të bulevardit “Ilindenska” i cili është pjesë e tranzitit të rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë. Të gjitha aktivitetet për ndërtimin e infrastrukturës në vend po zhvillohen me një intensitet të madh. Më herët kemi rehabilituar rrugën nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, si një parakusht kryesor për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e kushteve të punës të kësaj ski qendre të rëndësishme.”