Kreshnik Bekteshi: Jemi të nderuar që po rreshtohemi krah fitimtarëve të BDI-së, ne jemi të pandalshëm

Sonte në qytetin e Kërcovës Bashkimi Demokratik për Integrim bëri hapjen e shtabit për zonën 5 dhe 6. Para shumë të pranishmëve fjalë rasti pati edhe Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. “Sot kemi nderin të jemi rreshtuar krah njerëzve fitimtarë, njerëzve që punuan për interesat tona kombëtare, liderit Ali Ahmeti dhe Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. BDI ka përmbyllur procese të rëndësishmë shtetërore dhe po punon vazhdimisht në këtë rrugëtim. Sot të gjitha institucionet janë të mbushura më shqiptarë, dhe ata nuk janë “byrekbartës” sic po thonë disa qe po ofendojnë, por janë forcë e vendimmarrjes në vend. Kemi avansime të dukshme në Polici, Administratë. Ushtri dhe shumë vende të tjera. Nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot nuk ka pasur kryetar parlamenti më të mirë se z.Xhaferi, e as lider më patriot e më vizonar se Ali Ahmeti”, u shpreh Bekteshi.