Kreshnik Bekteshi, jep lajm të shumpritur: Së shpejti gaz për amvisëritë

Sot, është shpallur thirrja publike, për zgjedhjen e partnerit privat për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në vend, projekt me vlerë rreth 300 milion euro, këtë e bëri të ditur Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Z. Bekteshi ka theksuar se “vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë për një jetë më të mirë për qytetarët”.

Ja postimi i z. Bekteshi në f:

Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen publike për zgjedhjen e partnerit privat për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit në vend. Sipas parashikimeve, kompania pritet të zgjidhet deri në fund të vitit dhe brenda katër viteve duhet të sigurojë gaz për amvisëritë. Investimi i përgjithshëm i këtij projekti është rreth 300 milionë euro. Vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë për një jetë më të mirë për qytetarët.