Kreshnik Bekteshi jep lajmin e shumëpritur: 21 milion subvencione për 87 kompani

Pas angazhimit të jashtëzakonshëm të Ministrit Bekteshi, për fuqizimin e ndërmarrësve dhe kompanive, premtimi sot u bë vepër. Ai sot dha lajmin e shumëpritur, 87 kompani shpërblehen me 21 milion denarë subvencione. Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së veriut, Kreshnik Bekteshi, nëpërmjet një shkrimi, ka bërë të ditur lajmin e shumëpritur të kompanive për subvencione, si vazhdimësi për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe ndërmarrjeve të reja.

Ja postimi i plotë i Ministrit Bekteshi:

“Duke pasur parasysh nevojat e sipërmarrësve Ministria e ekonomisë vazhdimisht bën përpjekje për të nxitur frymën sipërmarrëse në mesin e popullatës dhe ndërmerr masa dhe aktivitete për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për të lehtësuar procesin e krijimit të ndërmarrjeve të reja. Përmes Programi për konkurrencë, inovacion dhe ndërmarrësi për vitin 2019 kemi ndarë mjete në vlerë prej 21 milion denarësh. Sot 87 kompanive u ndamë vendime për pagesë të subvencioneve.”