Kreshnik Bekteshi: Ligji për investime strategjike hap mundësi për investime të mbi 100 milion eurove

Ministri në detyrë i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka sqaruar se nesër pritet të hyj në procedurë parlamentare ligji për Investime strategjike ku pritet të realizohen mbi 100 milion euro investime në tërë territorin e Maqedonisë së veriut.

Z. Bekteshi ka theksuar se nga këto 100 milion, së paku 50 do të shkojnë në komunat me vendndodhje në qytet, në komunat e qytetit të Shkupit dhe së paku 30 milion në komunat me vendndodhje në fshat.

Ja postimi i plotë i z. Bekteshi në fb:

Punojmë për të inkurajuar, tërhequr dhe krijuar kushte për investime strategjike në vend. Ligji për Investime Strategjike, i cili nesër do të hyjë në procedurë parlamentare, hap mundësinë e një cikli të madh investimesh, jo vetëm në nivel shtetëror, por edhe në atë lokal. Projekte strategjike të investimeve do të llogariten projektet të cilat realizojnë investime prej të paktën 100 milionë euro në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të paktën 50 milionë euro në komunat me vendndodhje në qytet, komunat në Qytetin e Shkupit dhe të paktën 30 milionë euro në komuna me vendndodhje në fshat.