Kreshnik Bekteshi: Me masa ekonomike për tejkalimin e situatës, përkrahen sektorët e rrezikuar

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka theksuar se masat e përkrahjes ekonomike do të jepen për sektorët më të ndjeshëm, si turizmi, si dhe luftimin e disbalancit në treg.

Po ashtu, Ministri Bekteshi, ka potencuar propozimin e Ministrisë së Ekonomisë për Qeverinë, për ndalimin e eksportit të miellit, drejt vendeve tjera.
Ja postimi i z. Bekteshi në fb:

Ministria e Ekonomisë i ka propozuar Qeverisë që të ndalojë eksportin e miellit drejt vendeve tjera ndërsa për mbështetje të sektorit të turizmit do të krijojmë një fond për turizëm prej 74 milionë denarëve për të mbështetur ekonominë e turizmit e cila është më e prekur nga virusi Kovid 19. Gjithashtu si masë propozojmë që do të kërkojmë nga SHDAM – Shoqata për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe muzikës që pushimet e tyre t’i vendosin brenda gjashtë muajve në sektorët e turizmit dhe mikpritjes.Ne do të punojmë në mënyrë intensive për të parandaluar disbalanc më të madh në treg dhe për të adresuar kompanitë më të prekura nga efektet negative të virusit.