Kreshnik Bekteshi: Në Maqedoni po vjen një investim i huaj, do të punësohen 300 persona

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar dhe një investim të huaj në Maqedoni. Pureplast është kompania turke e cila do të shtrij veprimtarinë e saj në Maqedoni, duke ndihmuar ekonominë shtetërore. “Edhe një tjetër investim i huaj në Maqedoninë e Veriut. Ndërmarrja turke Purplast do të ndërtojë një fabrikë në Bunarxhik.

Do të jetë një furnizues i Van Hool, duke prodhuar maska dhe pjesë plastike për autobusët e tyre. Investimi i përgjithshëm do të jetë 12 milion euro dhe do të punësohen gjithsej 300 persona.

Purplast zgjodhi Maqedoninë e Veriut në konkurrencë nga pesë vende, që do të thotë se masat tona po japin rezultat.” – thotë Bekteshi në faqen e tij në Facebbok.