Kreshnik Bekteshi paralajmëron fitoren e Uraganit blu më 12 prill

Data e zgjedhjeve, 12 prilli, tashmë ka rikthyer optimizmin që do të sjell kjo datë, fitoren e një fuqie të madhe, atë të uraganit blu, paralajmëron Besnik Bekteshi.

Ministri Kreshnik Bekteshi, me një postim ka paralajmëruar jo vetëm fitoren e uraganit blu, siç e quan ai BDI-në, por edhe do të rikonfirmohet konsistenca politike e BDI-së.

Gjithsesi, ky pohim duhet parë në dritën e angazhimit të jashtëzakonshëm të vet ministrit Bekteshi por edhe bartësve të përgjegjësive institucionale, e në veçanti, të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili ofroi rreth partisë kuadrin më të përgatitur intelektualisht dhe kombtarisht, për të çuar përpara agjendat nacionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Andaj, nuk është asnjë befasi, që vërtetë, ashtu si deri më tash, të vërtetën e uraganit blu.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi: Uragani BLU po vjen…më 12 Prill rikonfirmojmë konsistencën politike!
#LIDER #ALIAHMETI