Kreshnik Bekteshi paralajmëron investimin më të ri për banorët e Kërçovës

Sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik prej 10MW në kuadër të termocentralit Osllomej, kapacitet energjetik që nuk funksionon prej vitesh. Ky investim do ketë rëndësi të madhe për banorët e Kërçovës dhe zonën përreth. Nga një kapacitet ndotës, në Osllomej do të ndërtojmë një kapacitet ekologjik i cili do të prodhojë energji të pastër dhe do të përdoret nga mbi 2,000 familje. Ky projekt ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për rajonin në tërësi. Ne vazhdojmë të investojmë në burimet e rinovueshme të energjisë.