Kreshnik Bekteshi shpreh urimet më të përzemërta për festën e 7 Marsit

Sot në ditën kushtuar mësimdhënësve shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë mësuesit dhe punonjësit e arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe në mbarë trojet shqiptare. Kjo ditë e rëndësishme është për të kujtuar breza të pafund mësuesish të cilët dhanë gjithçka për edukimin e gjeneratave të tëra.