Kreshnik Bekteshi: Ski Qendra e Kodrës së Diellit, promotor I zhvillimit të Pollogut

Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se sot është prezantuar studimi I fizibilitetit për Ski Qendrën në Bregun e Diellit, I cili do të jetë promotor I zhvillimit të turizmit në Pollog e më gjerë.

Projekti do të debatohet me të gjitha palët e interest për të vendosur për modelin më të mire për zhvillimin e Kodrës së Diellit, ka shkruar Kreshnik Bekteshi, në fb.

Ja postimi i z. Bekteshi në fb:
Sot për herë të parë u prezentua studimi i fizibilitetit i kompanisë këshilluese “PWC” për ski qendrën Kodra e Diellit me rekomandime lidhur me atë se në çfarë drejtimi duhet të zhvillohet kjo qendër turistike dimërore. Në vazhdim do të hapim edhe debat publik, i cili do të përfshijë të gjithë palët e prekura dhe bashkërisht do të vendosim se cili është modeli më i mirë për zhvillimin e Kodrës së Diellit, që do të thotë edhe zhvillimi i gjithë rajonit të Pollogut. Ne do të vazhdojmë me investime me qëllim që ta bëjmë këtë ski qendër nga më të mirat në rajon.