Kreshnik Bekteshi: Të dorëhiqen të gjithë ata që janë punësuar “me lidhje”!

Komisioni shtetëror për antikorrupsion ka vendosur që të ngritë procedurë kundërvajtëse kundër ministrit Bekteshi pasiqë nuk e ka njoftuar Komisionin për punësim të motrës së tij, e cila, në adresë kishte nënvizuar adresën ku jeton edhe vetë ministri.

Sipas ministrit bëhet fjalë për lëshim teknik dhe thotë që do të paguajë dënimin që e parasheh Ligji, mirëpo motra e tij do të vazhdojë të mbajë pozicionin e punës sepse në këtë rast nuk është vërtetuar ndikim nga vetë ministri në punësimin e saj.

Komisioni do të ngritë procedurë kundërvajtës përshkak të mos ndërrimit të adresës, mirëpo jo për vetë punësimin. Ligjet parashohin se duhet që të paraqitet punësimi, mirëpo unë këtë gjë nuk e kam ditur, thote Bekteshi.

Në lidhje me thirrjen e Kryeministrit. E ndaj të njëjtin mendim me të, aty ku është vërtetuar se nuk janë respektuar procedurat e punësimit, ku të njëjtit janë zgjedhur me ndikim, që nuk është rast me motrën time, le të dorëheqjen – ka deklaruar ministri për Fokus.

Sipas Antikorrupsioni, Vlora Bekteshi ishte zgjedhur nga 73 kandidatë për vendin e punës “Referent për punë administrative në MEPSO”. Zgjedhja është bërë pa procesverbal të intervistës dhe pikëve të fituara, ndërsa ajo ishte njëra nga pesë kandidatët që ishin përzgjedhur në rrethin më të ngushtë.