Kreu i Tuzit, Gjeloshaj takon kreun e komunës së Rochester Hills

Sot, kreu i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kreun e komunës së Rochester Hills, ku kanë pasur rastin të diskutojnë mbi bashkëpunimin e mundëshëm në vazhdim.

Para tre viteve, komuna e Tuzit dhe komuna e Rochester Hills janë binjakëzuar, ndërkohë që tashmë vazhdon bashkëpunimi në shumë sfera.

E duke e ditur gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi por edhe gjendja e komunës në përgjithësi, sigurisht që do të kërkohet edhe ndihmë në nivel komunal për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Ndryshe, kreu i komunës së Tuzit, Gjeloshaj në anën tjetër ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me komunën amerikane për të marrë përvojën e tyre në menaxhimin e saj.