Kreu i Tuzit, Nik Gjeloshaj në Tetovë në takimin tradicional të komunave shqiptare

Tetovë, 12 prill – Kreu i komunës së Tuzit nga Mali i Zi, z. Nik Gjeloshaj po qëndron për vizitë dy ditore në Tetovë në kuadër të takimeve që po bëhen në kuadër të komunave shqiptare ku këtë herë komuna e Tetovës dhe znj. Teuta Arifi janë nikoqir të këtij takimi. Me rastin e qëndrimit në Tetovë, kryetarët e komunave shqiptare nga vendi dhe rajoni kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi si dhe do të kenë takime të ndryshme të përbashkëta për shumë cështje të rëndësishme për qytetarët e tyre. Ndryshe, kreu i Tuzit, Gjeloshaj ka ndjekur nga afër edhe koncertin me rastin e 30 vjetorit të daljes në skenë të rock grupit legjendar Elita 5 në Pallatin e kulturës.