Kryeministrat Borisov dhe Medvedev hapën një forum bullgaro-rus të biznesit në Sofje

Në ditën e dytë të vizitë së kryeministrit të Rusisë Dmitri Medvedev në Sofje, në kryeqytetin bullgar është hapur sot më 5 mars, forumi i biznesit Bullgari – Rusi. Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se në kushtet e sanksioneve ndërkombëtare Bullgaria arrin të mirëmbajë marrëdhënie pragmatike me Rusinë.

Mirëpo, Kryeministri Borisov e njohu homologun e tij rus, me faktin se Bullgaria humb qindra milionë për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.

Në fjalimin e vet gjatë hapjes së forumit Kryeministri rus Medvedev tha se në bisedimet e tij me Borisovin kanë diskutuar projekte për zhvillimin e turizmit kulturor mes qyteteve të ndryshme dhe mundësitë për përmirësimin e transportit ajror mes dy vendeve tona.

Ndërkohë dje, në ditën e parë të vizitës në Sofje, kryeministri Dmitri Medvedev është takuar me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev. Radev theksoi se “megjithë dallimet rreth çështjeve dypalëshe dhe ndërkombëtare, midis popujve të Bullgarisë dhe të Rusisë ekzistojnë lidhje të thella historike, shpirtërore dhe kulturore”. “Dialogu bullgaro-rus kontribuon për rimëkëmbjen e besimit mes BE-së dhe Rusisë. Potencial sidomos të madh për thellimin e bashkëpunimit bilateral ka në energjetikë”, vuri në dukje gjithashtu Kreu i Shtetit.