Kryeministrja e Danimarkës shtyn dasmën e saj për të tretën herë, për të marrë pjesë në samitin e BE’së

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka shtyrë dasmën e saj për të tretën herë, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Evropian në muajin korrik.

Përmes një postimi në Facebook, Frederiksen shkruan se takimi i Këshillit në Bruksel është caktuar pikërisht në ditën e dasmës së saj më 18 korrik, por se do të bëjë punën e saj dhe se do të mbrojë interesat e Danimarkës.

”Mezi po pres të martohem me këtë njeri të mrekullueshëm. Por padyshim nuk duhet të jetë e lehtë, dhe tani mbledhja e Këshillit në Bruksel do të mbahet pikërisht të shtunën në Korrik, kur kishim planifikuar martesën tonë. Por unë duhet të bëj punën time dhe të mbroj interesat e Danimarkës. Prandaj edhe një herë duhet të ndryshojmë planet tona”, shkruan ajo.

Samiti i Këshillit Evropian do të mbahet më 17 dhe 18 korrik, për të gjetur një kompromis në negociatat për programin prej 750 miliardë eurosh, për të përballuar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.