Kryetari Dehari: Fidan i pavdekshmërisë, libri kushtuar Kërçovës

Sot, me rastin e përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i komunës së Kërçovës mori pjesë në promovimin e librit historik për Kërçovën, autor prof. dr. Sefedin Elezit.

Kryetari Dehari ka shkruar se “ky libër sjell për lexuesin faktet historiko-shkencore të Kërçovës për periudhën e luftës së dytë botërore (1941-1944)”.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

Sot, pikërisht duke përkujtuar 10 Qershorin, lidhjen e Prizrenit, pasurohemi me botimin e librit të prof. dr. Sefedin Elezit.

Ky libër sjell për lexuesin faktet historiko-shkencore të Kërçovës për periudhën e luftës së dytë botërore (1941-1944).

Krenar që në Kërçovën tonë të dashur mbillen fidanet e pavdekshmërisë – LIBRIT.