Kryetari Dehari kërkon masa të veçanta për Kërçovën sa i përket koronavirusit

Duke qenë se në Kërçovë nuk është regjistruar asnjë i prekur me COVID-19, kryetari i komunës Fatmir Dehari i kërkoi qeverisë që qytetet të shpallet “zonë sterile”, gjë që do të sillte disa masa të veçanta për qytetin.

“Pra të vendosen postblloqe në hyrje dhe dalje të Kërçovës dhe të kontrolloheshin të gjithë qytetarët që do të vinin apo autoritetet e tjera nga qytetet e tjera dhe në qytetin tonë të vazhdonte jeta normale duke e ruajtur distancën sociale dhe duke e mbikëqyrur situatën, veçanërisht e kam për vazhdimin e shkollave por pse jo edhe pjesa më e goditur, që janë restorantet, kefiteritë, që janë një shqetësim serioz tjetër”, deklaroi Fatmir Dehari, kryetar i Kërçovës.