Kryetari Dehari me energji të shtuar në realizim të projekteve: Rruga e “Shkupit”, me standarde

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka pasqyruar kompleksin e projekteve në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit, rruga e “Shkupit”, e cila tashmë, po ndërtohet me të gjitha standardet.

Kryetari aktual dhe kandidat për mandatin e tretë, z. Fatmir Dehari, nuk ndalet, ai me energji të shtuar është vënë në realizim të projekteve, gjë të cilën siç thotë ai, “Jo për zgjedhjet e ardhshme,por për fjalën e dhënë dhe cilësi shërbimesh për Ju!”

Postimi i plotë i z. Dehari:

Një nga rrugët lidhëse më të frekuentuara dhe të rëndësishme të qytetit, rruga e “ Shkupit “, nga Marketi Dollar e deri te
rrethrrotullimi përball çerdhes dhe
shkollës së qytetit në Pashinë, tani po vjen me pamje të re dhe e veshur me të gjithë standardet urbane :
Kanalizimi fekal
Kanalizim atmosferik
Rrjet i ujësjellsit
Asfaltim dhe zgjerim i rrugës
Shtigjet e këmbësorve( trotuaret )
Ndriçim publik
Jo për zgjedhjet e ardhshme,por për fjalën e dhënë dhe cilësi shërbimesh për Ju!
Respekt dhe vetëm me punë Ju duam!