Kryetari Dehari me shumë projekte të realizuara: Zgjedhjet shkojnë e vijnë, veprat mbesin!

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka theksuar se lagjet e mbuluara nga pluhuri e harresa, janë shndërruar në lagje me funksionalitet dhe me kushte të mira për jet.

Këtë e ka theksuar z. Dehari kur i ka përuruar projektet e Lagjes “22 Dhjetori”, duke vazhduar me projektet në Zajaz Teqe dhe në Xhuma, për të vijuar javën që vjen me lagjet Çelikaj dhe Ukaj.

Dy postimet e kryetarit Dehari:

Lagjja “ 22 Dhjetori “ nga harresa dhe pluhuri e shndërruar në lagje me funksionalitet modern dhe me kushte më të mira për jetë.
Asfaltim i rrugicave
Rrjet i ri i kanalizimit
Ujë për pije
Zgjedhjet shkojnë e vijnë, veprat mbesin aty!
Ju duam dhe përgjigjemi vetëm me punë!

Ndërsarreth zajazit, lagjeve të këtij lokaliteti shqiptar, ai ka shkruar:

Ndërkohë, në Zajaz Teqe dhe në Xhuma, vazhdojnë punimet.
Javën që vjen në Çelikaj e Ukaj!
Jo për zgjedhjet e ardhshme, por për fjalën e dhënë dhe detyrimeve ndaj Jush!