Kryetari Fatmir Dehari me sqarim qeth dy rasteve të reja me kronavirus

Nga publikimi i rezultatet të autoriteteve shënderësore gjatë ditës së sotme është kumtuar për 2 persona të infektuar me COVID 19 në Kërçovë.

Nga informatat që i ka grumbulluar Shtabi i krizës mësojmë se personat e infektuar janë në izolim të plotë, njëri në Shkup e tjetëri në Manastir dhe ndaj tyre janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse.

Ndërkaq, janë kryer edhe testime për të afërmit të cilët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me personat e prekur nga koronavirusi me shpresë që rezultatet e tyre të dalin negativ.

Përkitazi me gjendjen e krijuar, apelojmë te qytetarët për masa të shtuara, duke respektuar udhëzimet për mbojtje nga koronavirusi, të mbajnë largësinë fizike, vazhdimisht të lajnë duarët dhe detyrimisht të mbajnë maska mbrojtëse.

Komuna e Kërçovës
Shtabi i krizave