Kryetari Fatmir Dehari uron Pavarësinë e Kosovës

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka uruar 17 shkurtin, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke e quajtur arritje të madhe.

Z. Dehari ka potencuar në rrjetin social se “Vizioni i përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe demokraci për Kosovë të pavarur u realizua me luftën heroike të UÇK-së dhe unitetin e qëndrueshëm të dëshmorëve të kombit.

Ja postimi i tij në fb:

17 Shkurti shënon datën historike të Pavarësisë së Kosovës dhe arritjen e madhe për krijimin e Kosovës Republikë. Vizioni i përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe demokraci për Kosovë të pavarur u realizua me luftën heroike të UÇK-së dhe unitetin e qëndrueshëm të dëshmorëve të kombit. Republika e Kosovës, sot ka arritur të jetë shtet më i konsoliduar, me institucione stabile, qeverisje të mirë dhe sundim të rendit dhe ligjit.
Urime 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës