Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pritet nga kreu i Tiranës, Erion Veliaj

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.“Një pritje e sinqertë dhe miqësore ishte ajo që e organizoi sot kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, në zyrat e bashkisë që drejton. U bisedua për shumë çështje, por mbi të gjitha u ndalëm tek thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm midis komunave anëtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, që padyshim do të jetë shumë i rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve që jetojnë në to”, është shprehur Ganiu.Ai mbetet me shpresë se do të vazhdojë komunikimi i ndërsjellë dhe këmbimi i përvojave e mundësive që do të ndihmojnë në zhvillimin e mirëfilltë ekonomik, social, kulturor dhe turistik.Pritjes që e organizoi Veliaj iu bashkëngjitën edhe mysafirët special të fushës së artit, midis të cilëve edhe grupi Elita 5 nga Maqedonia e Veriut.