Kryetari i Komunës së Strugës uron 11 vjetorin e Pavarsisë të Kosovës

Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Kosovës – 17 shkurt, ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Strugës t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të ngrohta.

Sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, ndaj dhe i gjithë kombi ynë kujton me mirënjohje të thellë vizionarët, heronjtë dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës në të kaluarën.

E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

“Gëzuar përvjetorin e pavarësisë Kosovë! Ditë e bukur për t’u kujtuar.”

Sinqerisht,
D-r Ramis Merko
Kryetari i Komunës së Strugës