Kryetari i LDSh, Nikollë Camaj uron 28 Nëntorin

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj, së bashku me aktivistët e shumtë, ka festuar 28 Nëntorin, ditën më të çmuar të kombit shqiptar.

Z. Camaj, në emër të tij dhe të LDSh-së, ka uruar të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar.

Postimi i plotë i Nikollë Camajt:

Sot, Ldsh Plavë Guci shtroi një drekë solemne, për nder të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit.
Çdoherë është kënaqësi e veçantë të takohemi e të festojmë së bashku, me këta aktivista të dalluar të çështjes kombëtare!
LDSH u uron të gjithë shqiptarëve këtë Ditë të shënuar, në periudhën e gjatë të shtetformimit, proces ky akoma i pa përfunduar.
Gëzuar!
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH