Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë,Nazmi Jakurti uron themeluesit e shoqatës “Jehona e Malësisë!

Kryetari i Lidhjes së Shqiptare në botë, ka përgëzuar anëtarët e shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, me rastin e themelimit të saj.

Z. Jakurti e vlerëson lartë këtë shoqatë me motiv të ruajtjes dhe kultivimit të trashëgimisë nacionale, edhe përtej oqeanit.

Postimi i plotë i z. Jakurti:

Të nderuar drejtues të shoqatës „Jehona e Malësisë“ në Michigan të SHBA-ve, më gëzoi shumë lajmi për themelimin e shoqatës tuaj! Vetë emri i shoqatës paralajmëron një qëllimin fisnik, daljen zot Malësisë kreshnike! Mosha e re e themeluesve të kësajë shoqate është ogur i mirë: Malësori i ka rrënjët thellë në tokën e të parëve dhe e ruan me xhelozi identitetin e vet, brez pas brezi, qoftë edhe përtej oqeanit! Edhe njëherë, ju urojmë suksese dhe shprehim gadishmërinë për bashkëpunim në temat me interes për kombin tonë! Të fala, Nazmi Jakurti Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë