Juan Guaido, kryetar i parlamentit të Venezuelës, që kontrollohet prej opozitës, u vetëshpall sot president përpara mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.
“Betohem se do të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë i Venezuelës, për të krijuar një qeveri të tranzicionit, si dhe për të realizuar zgjedhje të lira në vend”, tha ai përpara popullit venezuelas.
Ndërkohë, menjëherë reagoi presidenti amerikan Donald Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.