Kryetari Merko i ftuar në Konferencën mbi Politikën e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Gjatë ditës së djeshme, në Tiranë u mbajt konferenca mbi Politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor ku të ftuar ishin figurat më të shquarа politike, eskpertë dhe analistë nga mbarë Ballkani dhe më gjerë, ndër to i ftuar edhe Kryetari i Komunës së Strugës, z.Ramis Merko.

Temat kyçe të diskutimit ishin Politikat e SHBA-së në një sistem dinamik internacional dhe kontrubiti i tyre në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimi midis SHBA-së dhe BE-së për procesine integrimit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Kryetari Merko pas konferencës zhvilloi takim edhe me ekspertin amerikan Daniel Serwer, Drejtor Akademik për Menaxhimin e Konfliktit në Universitetin “Johns Hopkins” të cilin edhe e ftoi të vizitonte Komunën e Strugës.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.