Kryetari Merko takon Komisionin për menaxhim te trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore te rajonit të Ohrit

“Me iniciativë të minisitrit për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, sot në sallën e këshillit të Komunës së Strugës u mbajt takim për prezantimin e Draft – Raportit për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor per planin e menaxhimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit 2019-2028.

Kryetari Merko gjatë takimit u shpreh se në Komunën e Strugës nuk ka asnjë objekt të paligjshëm në rajonin e mbrojtur për dallim nga Komuna e Ohrit. Hedhim poshtë të gjitha spekulimet nga individe në pushtetin qëndror dhe nga disa media se Komuna e Strugës ka probleme finansiare. Komuna e Strugës është në pozitë të mirë financiare dhe ka mundësi investimi, prandaj pushteti qëndror duhet të na lejojë që të investojmë dhe vazhdojmë në zhvillimin e Strugës.

“Sot kemi përfunduar apo jemi në punim e sipër të mbi 30 projekteve madhore si ndërtim të infrastrukturës për kanalizim, asfalltim të rrugëve, parkingje, ujësjellës dhe kemi vullnet dhe mundësi që këto projekte ti dyfishojmë”- deklaroi kryetari Merko.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës