Kryetari Xhemaili takohet me banorët e Pirokut, diskutojnë problematikat në këtë vendbanim

Kryetari i Komunës së Bogovinës realizoi takim me banorët e vendbanimit Pirok. Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet që hasin banorët në këtë vendbanim, për mundësitë e zgjedhjes së këtyre problemeve dhe për investimet e ndryshme që do të realizohen në të ardhmen.