Kryetarja e Tetovës znj. Arifi priti në takim deputetin Kiracovski

Në këtë takim, Arifi dhe Kiracovski kanë biseduar për temat aktuale me të cilat përballen qytetarët në Tetovë dhe rajonin e Pollogut duke vënë kështu accent edhe në projektet e infrastrukturës, ambientit jetësorë dhe zhvillimit lokal ekonomik.

“Si shumicë parlamentare kemi ndarë mendjen të punojmë në interest ë qytetarëve dhe të ndjekim kështu nevojat e tyre, zgjidhjet e shumta ligjore që i kemi sjellë në parlament për përmirësimin e jetës së tyre dhe të sigurojnë sa më shumë privilegje përfshirë dhe qytetarët e Tetovës. Tetova është një nga komunat më të rëndësishme në vend dhe si deputet jam i përkushtuar shumë në bashkëpuni me organet komunale për sjelljen e politikave kualitative”, theksoi kështu Kiracovski.