Sot, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, priti në takim nxënësit e sh. f. “Naim Frashëri”, me këtë rast, ajo theksoi se është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh pyetjet e tyre.
Znj. Arifi ka shkruar në rrjetin social se folën për punën që bën komuna për përmirësimin e kushteve në infrastrukturën arsimore dhe përpjekjet për ngritjen e cilësisë së mësimdhënësve.
Ja postimi i kryetares Arifi:
Sot më vizituan nxënësit e sh.f. “Naim Frashëri”.
Është gjithëmonë kënaqësi të dëgjosh pyetjet e voglushëve të cilat të bëjnë të mendosh se sa mirë dhe thellë i kuptojnë ata problemet e përditshme të qytetit. Bashkërisht diskutuam edhe për punën që bën komuna për përmirësimin e kushteve në infrastrukturën arsimore dhe përpjekjet për ngritjen e cilësisë së mësimdhënësve.
Voglushët më premtuan sukses dhe nota shembullore në këtë vit shkollorë.
#BashkëMundemi
#MeZemër ❤️